“Lufta kundër bandave” në El Salvador: Të lidhur me zinxhirë, 2000 të burgosurit e parë transferohen në burgun e ri (VIDEO)

2000 të burgosurit e parë që supozohet se ishin anëtarë të bandës kriminale “maras” u zhvendosën dje në një “mega burg” të sapohapur në Amerikë.

I cilësuar si një nga burgjet më të mëdha në Amerikë, godina është projektuar për të mbajtur 40.000 të burgosur, njoftoi presidenti i El Salvadorit , Naguib Bukele.

“Kjo do të jetë shtëpia e tyre e re, ku ata nuk do të mund të bëjnë më dëm për popullatën,” shkroi presidenti Nayib Bukele në Twitter.

Burgu gjigant, i pajisur me mjete të avancuara teknologjike të mbikëqyrjes, u inaugurua në fillim të shkurtit.

Në një video të publikuar Bukele nën llogarinë e tij në Tëitter, qindra të burgosur shihen, të veshur vetëm me të brendshme, me tatuazhe të dukshme në trup, tregues se ata i përkasin dy bandave kryesore në vend, Mara Salvatrucha (MS -13 ) dhe Barrio 18, të rreshtuar, me duar mbi kokë, duke vrapuar në burgun e ri.

Më shumë se 64,000 të dyshuar janë arrestuar në rrjetin kundër krimit. Arrestimet mund të bëhen pa urdhër, komunikimet private janë të aksesueshme nga qeveria dhe të arrestuarit nuk kanë më të drejtë për avokat.

Organizatat e të drejtave të njeriut argumentojnë se njerëz të pafajshëm janë kapur nga politika, duke përfshirë të paktën dhjetëra që kanë vdekur në paraburgimin e policisë./albeu.com/