E vrau me armë zjarri në mes të Korçës, viktima dhe autori kishin një konflikt
Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Korcë.

Dyshimet e para janë viktima ka pasur një konflikt me autorin e ngjarjes.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se, viktima është një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

“Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçës. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori