Momenti kur 39-vjeçari në Mallakastër kapet “mat” në mes të parcelës me “bar” (VIDEO)

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve nga policia, në pranga është vënë H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj.

Gjithashtu sipas uniformave blu mësohet se në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.

Njoftimi i plotë:

Mallakastër / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mallakastër, operacioni policor antikanabis i koduar “Mollaj”.

Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e vet dhe mbante armë gjahu pa leje në banesë, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët e gjahut që iu gjetën në banesë të arrestuarit dhe asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit nga toka dhe ajri. Si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Mollaj”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë���‍♂️���

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit������

#nëshërbimtëqytetarëve���‍♂️������‍♂️/albeu.com/