E vranë pastaj tentuan të fshehin krimin, ngjarja e tmerrshme në familjen Kusi në Tiranë
Ditën e djeshme, një plagosje me armë zjarri ka tronditur zonën e "Myslym Shyrit" në kryeqytet.

26 vjeçari, Indrit Çelaj bashkë me kolegun e tij shtetasin Lorenc Veliaj kishin shkuar për të instaluar një kondicioner në vilën 3 katëshe të familjes Kusi.

Teksa ende po punonin për kondicionerin i cili po rridhte ujë, dy djemtë e familjes Kusi, Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në kokë.

Dy vëllezërit kërkuan prej kolegut të Çelajt të merrte përsipër ngjarjen, duke dalë me "duar të lara" nga krimi. Por sipas njoftimit të policisë, janë pikërisht ata që qëlluan me plumb kokës 26 vjeçarin.

Indrit Çelaj nuk mundi ti mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka arrestuar babain e dy vëllezërve, shtetasin Bujar Kusi, i cili është dhe pronar i vilës ku ndodhi ngjarja.

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasi Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
Shtuar më 23/08/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori