E vranë në mes të Liqenit Artificial, viktima dhe autori njiheshin
Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Liqenin Artificial të Tiranës mbrëmjen e sotme ka tronditur gjithë Tiranën.

62-vjeçari Haxhi Baçinozi ka qenë duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij të mitur kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Viktima mësohet se ishte nga Mallakastra ndërkohë që viktimat kanë qenë të maskuar.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm mes palëve, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë

Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori