Mbrëmjen e djeshme 27-vjeçari
Beniamin Bezhani në Fushë-Dukat të Vlorës u vra me tetë pëlumba, pak pasi la të fejuarën në shtëpinë e prindërve.
Dyshohet se vrasja e të riut lidhet me të shkuarën e tij, i cili më herët ka qenë i dënuar me burg në Belgjikë.
Mësohet se
Bezhani dyshohet se është vrarë rreth 1 orë e gjysmë para se policia të
merrte njoftimin për vrasjen e tij. Atentati ndaj tij dyshohet se është kryer në orën 19:30.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes të cilat do të mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorve.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 10:03