E vranë dhe i morën drogën, si e njihnin fqinjët australianë shqiptarin
Ditën e premte në verilindje të qytetit australian Adelaide është gjetur i vrarë një shqiptar rreth moshës 47 vjeç.

Sipas asaj që raporton "7 NeWs" vrasja ka ndodhur natën mes së hënës dhe të martës, por policia kontrolloi banesën një ditë me pas ku edhe gjeti trupin e pajetë.

‘Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar,’ u tha gazetarëve Inspektori Billy Thompson nga vendngjarja.

Fqinjët thanë se nuk dyshonin për ndonjë gjë të jashtëligjshme për viktimën, i cili kishte rreth 6 muaj që ishte zhvendosur në atë banesë në ‘Carousel Street’, në lagjen ‘Para Vista’.

‘Ai nuk dukej se kishte ndonjë vizitor, asnjë zhurmë në banesë, asgjë, është thjesht shumë e çuditshme’, tha Richard Scurrell për televizionin australian. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori