Badigardi i Arta Markut hedh si leckë gazetarin e Klan Plus (VIDEO)
Ka qenë një skenë e turpshme ajo me të cilën u përballen sot gazetarët që u interesuan tek Kryeprokurorja Arta Marku mbi ecurinë e hetimeve mbi grabitjen e tre ditëve më parë në Rinas.

Gazetarët i janë drejtuar Markut me pyetjen se ku kanë shkuar me hetimet, ndërsa kryeprokurorja e përkohshme është përgjigjur me arrogancë se duhej t'i drejtoheshin prokurive të tjera dhe jo asaj, ndërkohë badigardi i saj shtyu gazetarin e televizionit Klan Plus.

Nuk dihet shkaku i nervozimit të Kryeprokurores, megjithatë pamjet janë të padenja për një funksionar të lartë si ajo.
Shtuar më 12/04/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori