E transferoi në Pukë, kush është prokurorja që paditi Arta Markun
Pëlqej
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj mesohet se ka paditur kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Padia e Sonila Muhametaj, thuhet të jetë ngritur mbi faktin e tranferimit të saj nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdhrit të Markut, që e transferoi në Pukë, pasi sipas padisë është shkelur ligji për statusin e prokurorëve.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrativë Elda Vrioni. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori