E tradhtoi telefoni, zbardhet roli i Tetës në eleminimin mafioz të Santiago Malkos
Në vrasjen e Santiago Malkos dyshohet se kanë marrë pjesë 8 persona mes tyre edhe Blendi Teta tashmë i arrestuar.

Tetës pritet që së shpejti ti rëndohet akuza, dhe ti bashkohet këtij grupi. Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por hetimet më të fundit rezultojnë se, Blendi Teta ka qenë në dijeni për atentatin ndaj Santiago Malkos, transmeton abcneës.al.

Malko pasditen e atentatit, ka lëvizur nga spitali i pediatrisë drejt rrugës Xhanfizë Keko, pasi atje kishte djalin të sëmurë, dhe ka qenë pikërisht Blendi Teta me makinën e tij që ka ndjekur Santiago Malkon nga spitali drejt vendit ku u krye dhe atentati ndaj tij.

Gjithashtu edhe personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim“, “armëmbajtje pa leje” gjithashtu dhe “krijimin e grupit të strukturuar kriminal“. Ky grup ka planifikuar deri në detaje ekzekutimin e ish-policit.

Aktualisht prokuroria ka vetëm Blendi Tetën të arrestuar, i cili pritet ti shtohet këtij grupi të strukturuar kriminal, edhe pse ai i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Sipas prokurorisë gjithçka është zbuluar nga përgjimet telefonike që Teta ka patur me bashkëjetuesen e tij.



Shtuar më 21/10/2019, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori