Punonjësit në një kantier ndërtimi në
Valdosta,
Gjeorgji, zbuluan diçka të
tmerrshme të martën: teksa po shembnin një mur në brendi të një ndërtese komerciale, gjetën mijëra dhëmbë njerëzish të fshehur brenda murit. Dikush postoi një foto të grumbullit me dhëmbë në Facebook dhe natyrshëm, fotoja u bë virale.
The
Valdosta Daily Times raporton se qiramarrësi i parë i godinës, në vitet 1900, ishte një dentist i quajtur Dr. Clarence Whittington, gjë që e shpjegon në njëfarë mënyre pse kishte aq shumë dhëmbë – apo dhëmbë në përgjithësi – në mur.
Mirë, praktikat dentare kanë evoluar përgjatë 118 viteve të shkuara dhe gjërat bëheshin ndryshe asokohe, por në asnjë moment s’ishte e normale të ruaje me mijëra dhëmbë në mur! Për fat të keq, s’do e marrim vesh kurrë të kujt ishin
dhëmbët pasi punonjësit që i gjetën i “hoqën qafe”.
Çfarë e bën akoma më të çuditshme këtë histori është fakti se ky s’është muri i parë me dhëmbë i zbuluar në
Gjeorgji! Është i treti! Dy godina në Greensboro dhe Carrolton,
Gjeorgji, që gjithashtu kishin klinika detare herët në shekullin e 20, përmbanin mure të mbushura me dhëmbë.
Departamenti i Policisë në
Valdosta tha për Daily Times se nuk është dorëzuar asnjë raport për
dhëmbët dhe nuk kanë ndërmend ta hetojnë ngjarjen.
Shtuar më 26/10/2018,
ora 19:59