Mbërrin zarfi në “burg”, çfarë surprize ka për banorët?

Vëllai i Madh me anë të një zarfi u ka bërë me dije të ‘burgosurve’, se do të kenë mundësinë  të përzgjedhin dy banorë të tjerë për t’i sjellë në burg, pa e ditur se cilët do jenë dy prej tyre që do të përzgjidhen për tu liruar nga burgu në mënyrë që të bëhët ky shkëmbim.

Ata do të bien dakord së bashku se cilin prej dy banorëve të burgosur do të lirojnë. Secili prej tyre do të mbajë fjalimin e tij duke shprehur arsyet pse ata duhet t’i lirojnë, ndërkohë që banorët në living do jenë duke i dëgjuar.

Por  ‘të burgosurit’ nuk mund t’i tregojnë banorëve të tjerë se cilin prej tyre  kanë përzgjedhur për ta dërguar në burg.

Për këtë shkëmbim, çmimit të madh do t’i shtohen pesë mijë euro.


Shtuar 16.04.2023 18:45