E spiunuan fqinjët, çfarë iu gjet 31 vjeçarit në shtëpi
Policia e Këlcyrës ka arrestuar një person i cili mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

31 vjeçari u zbulua falë një telefonate nga qytetarët se shtetasi P. Ç. posedonte armë zjarri, shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ushtruan kontroll në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin P. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Këlcyrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Gjithashtu, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me "Shqiponjat" bënë të mundur kapjen e shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 22/11/2019, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori