E shkuara e errët e objektivit të shpërthimit në Shkodër (VIDEO)

Pëlqej
Kanë nisur hetimet menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku një sasi eksplozivi shkatërroi dyqane e makina pranë vendngjarjes.

Nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur 3 persona ndër to edhe shenjestra Lul Kulla.

Nga raportimet e para për albeu.com bëjnë me dije se Kulla është në gjendje të rëndë për jetën.

Kush është Lul Kulla?

Kulla nuk është aspak një emër i panjohur për Shkodrën dhe policinë pasi ai njihet si i “forti” i këtij qyteti. Kulla është akuzuar për gjoba, pasi nënshtroi tregtarët e këtij qyteti duke iu marrë bizneset.

Por jo vetëm kaq. Kulla akuzohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, ngjarje e cila akoma është një mister.

Mësohet se dy personat e tjerë të plagosur nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. /albeu.com/




Shtuar më 13/01/2018, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori