“E shante dhe e keqtrajtonte”, fqinjët mbështesin djalin që vrau babain
Selman Alija, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për vrasjen e babait të tij Fejzi Alija është shfaqur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i qetë dhe i papenduar.

Siç dëshmoi të martën në sallën e gjyqit prokurori i dosjes së 29-vjeçarit Selman Aliaj, i cili mësohet se vuan nga disa probleme me pragun e dëgjimit dhe të folurën, ngjarja ka ndodhur për motive morale.

Nervat e të riut duket se nuk kanë mbajtur më, pasi i ati, siç ka dëshmuar i pandehuri, i ka kërkuar që pasi i biri të martohej të ndanin së bashku intimitet me gruan e të birit, pasi Fejzi Aliaj ishte pa bashkëshorte.

Ai ishte divorcuar disa herë për shkak të natyrës konfliktuale që kishte.

Por, Selman Alija nuk po ndëshkohet nga familjarët e tij. Ata e kanë ndjekur në të gjitha seancat, duke i paguar edhe një avokat.

Pas një debati të ashpër, Selman Alija goditi me çekiç babanë e tij, e më pas trupin ia hodhi në liqenin e Farkës.

Ndërkohë fqinjët dhe familjarët tregojnë se babai gjithnjë e keqtrajtonte dhe ofendonte djalin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2019, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori