Klajdi Haruni do të bëhet baba, na prezanton në mënyrën më emocionuese partneren e tij (VIDEO)

Prej disa javësh është mësuar se këngëtari Klajdi Haruni do të bëhet baba për herë të parë.

Ai publikoi sot një video me partneren, duke konfirmuar lajmin e bukur. Mirëpo, edhe pse këngëtari nuk e tregoi, është zbuluar identiteti i partneres dhe gjinia e bebes.

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Orgesa. Partnerja e zemrës së këngëtarit romantik Klajdi Haruni është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”.

Çifti do të bëhen prindër të një vajze.

Të kontaktuar nga revista “Who” çifti janë shprehur:

“Jemi shumë të lumtur. Ndihemi të bekuar që në jetën tonë do të vijë një vajzë. Ende nuk kemi nisur me detajet, po i shijojmë të gjitha hap pas hapi. Tani rëndësi ka shëndeti i dy vajzave dhe të shijojmë këtë periudhë kaq të bukur”.

Këto kanë qenë fjalët e ciftit që po shijojnë muajt e tyre të ëmbël. Ne i urojmë shtatzani të mbarë Orgesës!


Shtuar 25.07.2023 22:44