Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur 10 vite më parë është rrikthyer në qendër të vëmendjes italiane pasi më në fund është vendosur drejtësi.
Dy karabinierët Alessio Di Bernardo dhe Raffaele D’Alessandro u dënuan me 12 vite burg nga
Gjykata e Apelit të Romës për vrasje me dashje të
Stefano Cucchit, studiuesit 31-vjeçar i arrestuar në mbrëmjen e 15 tetor 2009.
Ata e
rrahën aq keq saqë ai vdiq shtatë ditë më vonë në spitalin Pertini.
Dëshmitari Francesco Tedesco u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg
Ndërkohë, motra e viktimës, Ilaria ka thënë se tanimë
Stefano mund të pushojë në paqe.
"
Stefano u vra, ne e dinim këtë dhe ne e kemi përsëritur atë për 10 vjet. Ndoshta tani ai mund të pushojë në paqe", u shpreh motra.
Ndërkohë e ëma e Stefanos, teksa përqafonte burrin dhe vajzës, tha:"Një lehtësim i vogël pas 10 vitesh dhimbje dhe prova të pavërteta".
Shtuar më 22/11/2019,
ora 16:13