E rëndë, Xhisiela Maloku u tentua të ekzekutohej me makinë katër ditë më parë
Xhisiela Maloku u përdhunua dhe u dhunua nga djali i deputetit socialist, por mesa duket drama e saj nuk ka ndërmend që të ndalojë.

Ajo ka pësuar një tentativë për ekzekutim më datë 27 Shtator.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga rrugët e Fushë-Krujës, ky Xhisiela ka qenë duke ecur.

Vajza ka parë që nga pas ti vinte me shpejtësi një makinë, në të cilën miqtë e Xhisielës thonë se ka qenë djali përdhunues i deputetit nën shoqërinë e miqve të tij.

Rexhep Rraja ka synuar ekzekutimin mafioz të Xhisiela Malokut duke e fshehur më pas atë si aksident rrugor. Dëshmitarët thonë se vajza i ka shpëtuar vdekjes duke u hedhur në kanalin pranë të cilit ishte duke ecur.

Pas kësaj tentative për të ekzekutuar, vajza është detyruar që të braktisë banesën e saj në Fushë-Krujë dhe të shkojë dhe të strehohet tek të afrm të saj në një qytet tjetër shkruan "RD".

Po ashtu mësohet se edhe vetë Xhisiela në kushtet e një terrori dhe frike si dhe mungese të besimit tek institucionet shtetërore dhe tek policia që janë bërë njësh me bandën e krimit nuk ka bërë denoncim në polici për këtë akt të kryer nga Xhelal Rraja.
Shtuar më 01/10/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori