E RËNDË/ Vetëvaret shqiptari në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Itali ku një shqiptar ka vendosur t'i japë fund jetës.

Bëhet fjalë për një burrë 52-vjeçar, i cili është gjetur i vetëvarur në një pemë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prato të Italisë.

Një telefonatë gjatë paradites ka kërkuar ndihmën e policisë dhe mjekëve, por kur këta kanë mbërritur, shqiptari kishte ndërruar jetë.

Ai nuk kishte lënë asnjë shënim për të shpjeguar gjestin e tij. Policia thotë se po e heton rastin si një vetëvrasje.
Shtuar më 05/07/2020, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori