E RËNDË/ Vetëvaret në hangar gruaja, dyshimet e para
Një grua rreth 50 vjeçe është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, teksa dyshohet të jetë vetëvaruar.

Policia bën me dije se gruaja u gjet në një hangar në afërsi të banesës të saj.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2020, rreth orës 09:00, në fshatin Kreshovë, në një hangar në afërsi të banesës të saj, është gjetur e pajetë shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvaruar.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes
Shtuar më 01/06/2020, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori