E RËNDË/ Polici i burgut vret gruan, dy vajzat dhe më pas dhe veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë pasi një polic burgu 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë me pistoletë gruan dhe dy vajzat e tij 12 dhe 18 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendër të Orta Novas, në zonën e Foggias.

Sipas mediave fqinje, burri fillimisht qëlloi gruan e tij 54-vjeçare, pastaj dy vajzat dhe në fund kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.

Para se të vetëvritej me një plumb në kokë, burri ka telefonuar karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe paralajmëruar vetëvrasjen.

Karabinierët dhe autoritetet italiane po hetojnë për ngjarjen dhe motivet që e shtynë agjentin e burgut të ndërmerrte këtë akt duke shkaktuar një tragjedi.
Shtuar më 12/10/2019, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori