E RËNDË/ Në këtë fermë krokodilët rritën për t'u vrarë për lëkurën që merr Louis Vuitton

Video virale që po qarkullon së fundmi në rrjet tregon anën e errët të prodhimeve luksoze të disa prej aksesorëve që mbajnë emrin e markave prestigjioze.

Louis Vuitton është firma që përmendet më shpesh në artikujt që zbardhin të vërtetën e shfrytëzimit të lëkurës së kafshëve për krijimin e çantave apo kuletave të shtrenjta.

Investigimet e fundit kanë sjellë në vëmendje një rast në Vietnam, ku krokodilët rriten në një fermë, për t’u vrarë më pas në mënyrë makabre, vetëm për përfitimin e lëkurës. Pamjet janë të rënda, teksa shihet që i gjithë proçesi në të shumtën e rasteve realizohet kur krokodilët kanë ende jetë. Lëkura e tyre dërgohet menjëherë në fabrikën e Louis Vuitton dhe të tjerë markave që merren me prodhime të tilla.

PETA ka ngritur një peticion për ndalimin e këtyre akteve të dhunshme, ndonëse alarmin për një fenomen të tillë e kishte dhënë me kohë.

Shtuar më 24/01/2020, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori