E rëndë në Itali, gruaja gjen bashkëshortin shqiptar të varur në pemën e oborrit
Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së mikut të tij në Castelfidardo të Ankonas.

Shqiptari u gjet i pajetë nga gruaja e tij, mesditën e 20 gushtit rreth orës 13:00.

Mediat italiane raportojnë se burri kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për të vizituar mikun e tij.

Sapo policia mori informacionin shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar çfarë ndodhi. Dyshimet e para janë për vetëvrasjes.

Policia dhe grupi hetimor ka marrë në pyetje të njohurit dhe miqtë, për të parë nëse burri vuante nga depresioni apo probleme të veçanta.

Burri u gjet i varur ne një pemë në oborrin e asaj shtëpie.


Shtuar më 21/08/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori