E rëndë në Greqi, një banor gjen kafkë dhe skelet njerëzor në fushë
Një krim i rëndë është zbuluar nga një banor i zonës së Ano Gouves në Heraklion.

Ndërsa ecte në mesditën e së dielës, ai vuri re një kafkë njerëzore dhe pjesë të një skeleti njerëzor në një fushë dhe menjëherë lajmëroi policinë, shkruajnë mediat helene.

Forca të shumta nga Departamenti i Policisë Hersonissos nxituan në vendin e treguar nga qytetari dhe bllokuan zonën.

Eshtrat janë mbledhur dhe do të dërgohen në laboratorë për ekzaminim.

Kontrolli mjeko-ligjor do të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes, si edhe për të përcaktuar se kujt i përket skeleti dhe cila është mosha e tij.

Shtuar më 24/01/2021, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori