Një 14-vjeçar është gjetur pa
shenja jete mëngjesin e sotëm tek
liqeni i Farkës, në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35.
I mituri me iniciale A.R., është nxjerrë nga
liqeni pa
shenja jete dhe dyshohet se është
mbytur.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek
Liqeni i Farkës, është gjetur pa
shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili dyshohet se është
mbytur në liqen.
Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 05/09/2020,
ora 11:13