E FUNDIT/ Tronditet Milani, zhbllokohet sfida në San Siro (VIDEO)
E rëndë në Dibër, nxënësi dhunohet nga shoferi i furgonit
Një incident i rëndë ka ndodhur në Dibër, ku raportohet se një shofer që transortonte nxënës shkolle me fugonin e tij ka dhunuar njërin prej tyre.

Nxënësi në fjalë ka filmuar të gjithë ngjarjen, ku shoferi i i furgonit ushtron dhunë ndaj tij si dhe raportohet se ka qënë në gjendje të dehur.

Ministria e Arsimit pohon se pasi kishin siguruar videon në fjalë, ia kishin përcjellë atë Ministrisë së Brendshme.

Kaq mjaftoi që të reagonte edhe Ministria e Brendshme për ngjarjen në fjalë.

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambientet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen. Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka.
Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital. Sheh diçka thuaj diçka!”, tha në deklaratën e saj zv/ministrja e Kuko. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori