E RËNDË/ Gruaja shqiptare përdhunohet nga 20 burra njëkohësisht
Një grua me origjinë shqiptare është përdhunuar dhe abuzuar seksualisht për dhjete vite me rradhë. Gjithashka u bë e ditur vetëm pasi gruaja shqiptare gjeti guximin të denoncojë dhe të tregojë atë që ka ndodhte në një apartament të bashkisë, në provincën e Cosenza.

Mediat italiane raportojnë se gjithshka filloi me një lidhje jashtëmartesore midis një gruaje shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një makth të vërtetë për të. Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë.

Burri e ka detyruar vajzën që të kryejë marrëdhënje seksuale edhe me burra të tjerë, për gjatë 10 viteve. Rasti më i keq ka qenë me 20 burra njëkohësisht.

Në apartamentin ku ndodhnin abuzimet seksuale u gjetën dhe mjete për praktika sadomazokiste.

Pas denoncimit të gruas shqiptare, 5 persona u arrestuan nga policia e Cosenza, ku akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.
Shtuar më 14/08/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori