E RËNDË/ Gjendet e varur në dhomën e gjumit nëna e dy fëmijëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në qytetin e Kuçovës, ku raportohet se një nënë 46-vjeçare është vetëvarurdhomën e saj të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Zamira Sefa ka vendosur t’i japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në dhomën e saj të gjumit,ku është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë.

Mwsohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar gruan të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Menjëherë pas ngjarjes,bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital,pasi kur ka gjetur gruan të varur ai ka rëne pa ndjenja në banesë. Policia po vijoj hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
Shtuar më 05/04/2020, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori