E RËNDË/ 21-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes estetike në hundë
Një 21-vjeçare Italia ka humbur jetën pasi u fut në sallën e operacionit për të bërë një rimodelim estetik të hundës.

Mediat italiane raportojnë se viktima është e reja Maria Chiara Mete, ndërsa ngjarja ndodhi në një klinikë private, “Casa del Sole në Fromia”, në provincën e Latina, më 17 qershor.


Pas operacionit vajza kaloi në atak kardiak, ndërsa pas ndihmës që iu dha në këtë klinikë, u dërgua në spitalin Dono Svizzero, e më pas në spitalin e Santa Maria Goretti, ku vdiq pas një jave në një gjendje kome.

Ndërkohë që është ende e paqartë shkaku i vdekjes së saj, dyshohet se një defekt i tubave të oksigjenit në sallën e operacionit është bërë shkak fatal.

Edhe familja ka ngritur këto pretendime dhe çështja ka shkuar në gjykatë, ku priten proceduarat e duhura për të dalë në përgjigjen përfundimtare mbi shkakun që humbi jetën e reja.
Shtuar më 16/07/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori