Berisha mbërrin në selinë e PD, momenti kur protestuesi e puth në faqe (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë blu nga ku më pas do të nisë edhe marshimin drejt sheshit përpara kryeministrisë.

Për pak minuta pritet që të nisë edhe protesta kombëtare e thirrur nga PD dhe një pjesë e shoqërisë civile.

Berisha është pritur me thirrjet e zakonshme nga mbështetësit e PD-së, ndërkohë që qindra qytetarë janë nisur nga rrethet në mbështetje të protestës në Tiranë./albeu.com