E quajti kota-biskota, Kleoniki përballet me Alesia Bamin: U konsultove me engjëjt? (FOTO LAJM)

Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar të shtunën e kaluar në emisionin “Shiko kush luan” dhe në sfidën “Ndaje ose haje” u përballë me një pyetje shumë të vështirë. Ajo u pyet se cila nga modelet shqiptare është më e mira sipas saj dhe cila është e famshme, por është kota biskota.

Niki tha se sipas saj modelja më e mirë shqiptare është Emina Çunmulaj. Ndërsa për modelen “kota biskota” u mendua pak, por nuk ngurroi të thoshte publikisht një emër. Ajo zgjodhi Alesia Bamin dhe më pas i kërkoi falje.

“Vajzat që kam punuar unë më parë dhe tani kanë dalë në televizion… Mund të them Alesia Bamin. Është modele? Më vjen keq e dashur”, u përgjigj Kleoniki.

Ndërkohë, dy vajzat janë përballur ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku kanë sqaruar deklaratën e Nikit. Kjo e fundit tha se nuk ka asgjë kundër Alesias dhe se thjesht ajo nuk i duket modele, ndonëse mund të jetë shumë e bukur.

"Unë nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër. Nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por, aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortën fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele”.-deklaroi Kleoniki.

Edhe Alesia e pranoi se nuk është modele, duke treguar se pjesë e botës së modelingut ka qenë vetëm për dy vite, nga mosha 13 vjeç deri në 15 vjeç. Megjithatë, nuk e kurseu një batutë, që më shumë u duk si ironi.

"Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç, kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë, doja të të pyesja këtë mendimin e kishe personal, apo u konsultove edhe me engjëjt?”-ia ktheu Alesia.

Pas kësaj të fundit u kap edhe Kleoniki, i cili i tha se engjëjt nuk duhet të përfshihen nëpër batuta.

Nuk mendoj se duhet të përfshijmë engjëjt nëpër batuta!”-ia ktheu Kleoniki.
Shtuar më 18/01/2021, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori