E qëlluan dy herë me armë zjarri, mesazhi për nipin e biznesmenit
Mbrëmjen e djeshme 27-vjeçari Marjo Ferraj, raportoi për uniformat blu se kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Ferraj është nipi i një ndërtuesi në qytetin e Vlorës.

Mësohet të riun e kanë pritur të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë, automjeti i autorëve i është afruar dhe ka qëlluar drejt makinës së 27-vjeçarit, 2 herë.

Ndërkohë sipas informacioneve nga Policia lokale thuhet se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë.

Dyshohet se dy personat ende të paidentifikuar kanë qenë në një mjet tip “Wolsvagen”. Sakaq Policia është duke hetuar në disa pista.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 20/10/2020, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori