E qëlluan disa herë me armë, pse u vra biznesmeni në Theth?
Biznesmeni Nard Polia është vrarë ditën e sotme në fshatin Grudë.

Ai është është qëlluar disa herë me armë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ai ishte kthyer në 2010 nga Italia dhe kishte hapur një bujtinë në Theth e cila ka ndihmuar shumë zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Njoftimi i Plotë

“Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, i plagosur me armë zjarri.

Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, ka njoftuar policia.
Shtuar më 20/03/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori