A e lan Zahon me ujin e rubinetit? Përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama diskutoi sot për investimet në ujësjellës, duke thënë se brenda vitit 2021 furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë realitet për të gjitha zonat urbane në Shqipëri.

Por, kur u pyet nëse e pi ujin e çezmës në shtëpinë e tij, Rama tha se po dhe për këtë nuk duhet të ketë askush dyshim.

“Që unë e pi ujin që vjen në banesë për këtë mos ki asnjë dyshim.

Unë iu referova faktit që Tirana aktualisht ka një rritje shumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vet. Ka disa zona që janë 24 orë, ka disa që nuk janë, Por që kanë një rritje të ndjeshme të mesatares përpara se të fillonte ky transformim.

Në Durrës ne nuk kemi pritur, kemi bërë një investim masiv më BB dhe kemi një zgjidhje përfundimtare të kanalizimeve për gjithë zonën e plazheve.

Ndërkohë që me agjencinë francezë të zhvillimit po firmoset marrëveshja për pjesën tjetër për të zgjidhur problemin e furnizimit dhe kanalizimit. Por që unë ujin në shtëpinë time e pi kjo është pak por e sigurt”, tha Rama.

I pyetur nëse e lan Zahon me ujin e çezmës, kryeministri u përgjigj: “E laj dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, sepse ka shumë dëshirë të lahet. Nuk e laj me ujë shiu. Kjo është minimumi që mund të them. Kështu që nëse do të ndihmojë për fëmijët, që të vijë ti japë kurajo fëmijëve të tu mund të ta dërgojmë një ditë të shohësh si zhytet në ujë”.

Sa i takon besueshmërisë tek qytetarët, Rama këshilloi gazetarët që të presin 25 prillin. “Sa i takon sa i besueshëm jam punë, prisni datën 25 prill dhe do ta shikoni sa i besueshëm jam”.
Shtuar më 17/11/2020, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori