E pësojnë dy vlonjatët, arrestohen nga Policia
Dy persona janë arrestuar nga Policia në Vlorë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se një 48 vjeçar i dënuar me 3 muaj burg për veprën penaleVeprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, është arrestuar këtë të premte.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi F. L., i cili ushtronte dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penaleVeprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qënë me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. L., banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 12/02/2021, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori