E përplasi makina në Laç, 33 vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Laçit. Një grua 33 vjeçare është përplasur nga një makinë.

Burime nga policia thanë se ajo është dërguar me dëmtime të shumta në spitalin e Lezhës.

Shoferi është shoqëruar në Komisariat.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:50, në qytet Laç, mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2020, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori