E përplasi makina në Fushë-Krujë, pastruesja e rrugës niset me urgjencë te Trauma
Një ngjarje e rëndë ka
ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur pastruesen e
rrugës teksa ishte duke punuar.
Ngjarja e rëndë ka
ndodhur në lagjen S.M.T, ndërsa
pastruesja 45-vjeçare është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.
Sakaq, polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2019,
ora 09:22