E pazakontë, shikoni si u zbardh Italia nga dëbora në mes të verës (VIDEO)





Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Itali, teksa reshjet e borës kanë zbardhur vendin në Pass Stelvio.

Fotot e peizazhit të zbardhur, të shpërndara në rrjetet sociale nga dhjetëra përdorues entuziastë u botuan edhe në faqen në Facebook të Qendrës Meteorologjike të Lombardisë.

“Kalimi Stelvio, në lartësinë 2,758 metra mbi nivelin e detit, ishte me dëborë gjatë natës, si dhe një pjesë e madhe e sektorit tonë alpin duke filluar nga rreth 2.300-2.400 metra mbi nivelin e detit“, thuhet në postim.

Freskia erdhi vetëm për një periudhë të shkurtër, pasi temperaturat e gushtit do të shkrijnë shpejt dëborën.

Sipas Qendrës Meteorologjike të Lombardisë, rritja e temperaturave është e planifikuar midis të premtes dhe të shtunën.
Shtuar më 04/08/2020, ora 22:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori