E papritur, zbulohet ndërmjetësja shqiptare në bandën e Habilajve
Sipas dosjes më të re dhe raportit 1800 faqësh, banda e Habilajve ka qenë në përgjim nga autoritetet italiane edhe gjatë vitit 2017">2017.

Pikërisht në janar të këtij viti, Gjykata e Catanias ka rinovuar lejen që Policia të ushtrojë përgjimet telefonike dhe ato ambientale mbi bandën e Moisi Habilajt.

Sipas dokumentit të Prokurorisë italiane, në skenën e bandës kishin dalë disa personazhe të reja, si shoqëruesja e Moisi Habilajt në udhëtimet në Sicili, Brunilda Alikaj.

Kjo e fundit nga përgjimet (faqja 351) rezulton të jetë eksperte telekomunikacioni dhe në një rast udhëzon bashkëpunëtorin e Moisi Habilajt, Maridian Sulajn, që të tregohet i kujdesshëm me përdorimin e telefonit, sidomos në Itali.

Alikaj shërbente si ndërmjetëse mes Moisi Habilajt dhe Maridian Sulajt, në mënyrë që këta të dy të mos kishin komunikim të drejtpërdrejtë, pasi kishin dyshimin që ishin nën përgjim.

Madje, ata kishin sofistikuar dhe mënyrën e komunikimit mes tyre, duke përdorur citofonat e rezidencave në mënyrë që të mos regjistroheshin bisedat mes tyre.

Efektivët e policisë që mbikëqyrnin bandën e Habilajve arritën të siguronin prova dhe të zbulonin transportin e lëndëve narkotike që banda e Habilajve po organizonte në zonën e Portopalos sipas Panorama.

“Në udhëtimin e tij të fundit në Sicili, Moisi Habilaj ka qenë i shoqëruar në këtë rast nga një bashkatdhetare, e njohur si Brunilda Alikaj. Nga verifikimet e SDI, nga përgjimet u zbulua se Moisi Habilaj, pasi zbarkoi në Brindisi, në darkën e 12.01.2017">2017, ka kontaktuar menjëherë Angelo Busaccan dhe është drejtuar në zonën e Modicas, më 13.01.2017">2017”, thuhet në përgjimin e Policisë italiane.
Shtuar më 23/10/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori