E paditi Rama, reagon aktivistja: Nuk kam aq shumë lekë
Pas padisë së kryeministrit Rama, ka reaguar aktivistja Sevim Arbana duke e konsideruar të shëmtuar dhe revoltues veprimin e Ramës.

Sipas Ramës, seanca e parë e gjyqit do të mbahet më 6 nëntor.

“Do të mbyllë gojën dhe ka natyrën e tij, do të imponojë me forcën e pushtetit, dhe arrin dhe bën edhe gafa. Ky kryeministër që guxon të kërkojë dhe para, duhet të vërtetojë dëmin material, shëndetësor dhe në roli si kryeministër i kam shkaktuar unë.

Është shumë e lehtë dhe shikohet sa lekë kam unë, le ti marrë le ti gjejë, ajo mendon se të gjithë njerëzit kanë stiva parash siç ka ai. Ky është një akt i shëmtuar. Eksiton një ligj ndërkombëtare lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq.

Është ai që më ka shkaktuar mua një dëm në shëndet dhe shqetësimet në familje, tha Arbana për News 24.

Organizmat ndërkombëtarë më kanë sugjeruar që të bëj unë kundër padi, ende skam fol me avokatin për këtë, por do të diskutoj”, u shpreh ajo.

‘Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tëk.. te Sheratoni ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”,- tha Arbana gjatë diskutimit në emision.






Shtuar më 17/10/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori