E padëgjuar, shqiptarët do të testohen me këtë pajisje kur të futen në Greqi
Kur George Orwell shkruajti librin e famshëm "1984" nuk do ta kishte menduar kurrë ndoshta se gjithçka e parashikuar aty do të apikohej brenda pak dekadash përmes një kontrolli mjaft të detajuar të jetës së secilit prej banorëve të tokës.

Një plan i vendeve të Bashkimit Europian për të kaluar përmes "testit të së vërtetës" emigrantët që hyjnë nga jashtë BE-së të kujton pikërisht ngjarjet e përshkruara në librin e Orwell.

Prograi quhet iBorderCtrl dhe do të pilotohet fillimisht në vende si Greqia, Hungaria dhe Letonia, shkruan Albeu.com.

Pajisjet, të cilat i ngjajnë testit të së vërtetës, do të vendosen në pikat kufitare apo aeroporte dhe emigrantët do të testohen aty me pyetje të ndryshme. Ndërkohë, pajisja do të verifikojë sjelljen e tyre, lëvizjen e syve, temperaturën dhe lagështirën e lëkurës për të dalë në një konkluzion nëse është duke gënjyer për situatën e tij apo jo, përcjell përmes një shkrimi të sotëm, zugla.gr.

Pasi të testohet në këto vende, programi në fjalë do të implementohet në të gjitha vendet e BE duke shkaktuar njëkohësisht edhe mjaft debate union mbi shkeljen e të drejtave të njeriut përmes një sjelljeje të tillë.

Me shumë gjasë, përmes kësaj pajisjeje do të kalojnë edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori