E padëgjuar! Fiken valët e celularëve në protestë
Ndërkohë që është duke u zhvilluar protesta e oozitës ka disa informacione se me urdher te AKEP do të fiken antenat e kompanive celulare për orarin 11:00-16:00.

Derimë tani raportohet nga gazetarët që janë në terren, se në ambientet përpara Kuvendit ka ngadalësim të shpejtësisë së internetit, ndikuar kjo dhe nga masiviteti i qytetarëve që i janë bashkuar protestës.

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.
Shtuar më 21/02/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori