E PABESUESHME/ "Na sjellin ujë të pijshëm të përzjerë me ujra të zeza"
“Vendi ne prag epidemie!”, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha referuar denoncimit të një qytetari për problematikat me furnizimin e ujit në qytetin e Fierit.

Në mesazhin e ‘qytetarit digjital’, të postuar nga Berisha në rrjetet sociale thuhet se mëngjesin e kësaj të premte gjithë qyteti i Fierit ka marrë për ujë të pijshëm ujë të përzjerë me ujrazeza.

“Nuk e kan as per turp e as seder qe u cojn uji popullates me perzjerje busetash.”, thotë qytetari, i cili teksa shpreh indinjatën e tij për gjendjen e rëndë shkruan se: “Ska ngel gje tashme vec te marim familjen e te ikim nga syt kembet, se po udheheqin horrat!!”

Postimi i plotë i Berishës:

Vendi ne prag epidemie!

Gjendje katastrofale ne furnizmin me uje ne Fier! sb

Mirmengjes Doktor!! Sot ne mengjes i gjith Fieri i (rilindur) me identitet te humbur nga hajdutet ne pushtet eshte gdhire me kte uji te pijshem! Mendova se na kishin rritur mirqenien dhe vinte vere ne vend te ujit, por ishte perzierje me ujra te zeza. Se me then te drejten Armando i rilindur nuk eshte kryetar qe jep urdhera, por kryetar qe mer urdhera, dhe nuk e kan as per turp e as seder qe u cojn uji popullates me perzjerje busetash. Se skan kohe te njiftojn. Jan te zen me vjedhjet qe bejn. Ska ngel gje tashme vec te marim familjen e te ikim nga syt kembet, se po udheheqin horrat!! Respekt per ju!! Ju uroj shendet!
Shtuar më 26/07/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori