Ky turk parashikoi tërmetin e frikshëm në Meksikë: Çfarë tha para 12 ditësh
Pëlqej
Duket në kufijtë e së pabesueshmes, por tërmeti i ndodhur dje në Meksikë pritej nga të paktën një shkencëtar. Ai është nga Turqia edhe quhet Ahmet Ercan, shkruan Albeu.com.

"Tensioni në koren e tokës mbetet ende i lartë. Pas këtij tërmeti, brenda 10 ditësh do të ndodhë një tjetër tërmet i fuqishëm", - do të shprehej ai më datë 7 shtator, fill pas tërmetit tjetër 8.2 ballë që ndodhi në oqean, pranë brigjeve të Meksikës, shkruan Albeu.com.

12 ditë pas kësaj deklarate, ndodhi sërish tërmet i fuqishëm dhe sërish në Meksikë.

"Korja e tokës është sërish e mbarsur me tërmete dhe priten të ndodhin të tjerë me forcë 6.5-7 ballë sidomos në atë zonë"., - tha ai duke parashikuar tërmete të tjerë.

Tërmeti i djeshëm në Meksikë ka shkaktuar rreth 250 viktima, ndërkohë një numri i të zhdukurve është tepër i lartë duke ngjallur frikën se të vdekurit mund të jenë në një numër më të madh. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori