Nikolla përjashton Berishën nga seanca plenare: T’iu vijë rëndë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca e sotme plenare kryetarin e PD-së, Sali Berishën.

Pas tensioneve me të cilat u shoqërua seanca dhe pas bllokimit të Foltores nga ana e Berishës dhe deputetëve të PD-së, Nikolla vendosit përjashtimin e tij.

Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca plenare. Mos abuzoni me mandatin e deputeteti, t’iu vijë rëndë.

Berisha më pas iu drejtua protestueve të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Kuvendit dhe theksoi se nuk do të lejojë që të shtypen të drejtyat e 750 mijë zgjedhësve në Kuvend./Albeu.com/