Diçka krejt e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Devollit ditën e sotme, ku deri pak minuta më parë në
zyrën e bashkisë së këtij qyteti ka qenë kryetari aktual nga radhët e opozitës mndërsa pas largimit të tij nga zyra si duket me përfundimin e orarit zyrtar në
orën 16:00 në zyrë ka hyrë I sapo betuari para Këshillit Bashkiak, Eduard Duro.
Kryebashkiaku i zgjedhur ka
deklaruar se e i ka kërkuar kryetarit aktuar Bledion Nallbatit të lironte
zyrën teksa është eshfaqur në ambientet e bashkisë së Devollit përkrah prefektit të qarkut të Korçës, Dhori Spirollari ndërkohë që punonjësit e bashkisë e ikanë kyçur derën në
orën 16:00.
“I kam bërë një kërkesë Nallbatit për lirimin e zyrës, ne po presim që të hyjmë paqësisht. I kam kërkuar gjithashtu Policisë të ndërhyjë dhe asistojë në hapjen e derës së bashkisë”, ka
deklaruar Duro.
Shtuar më 26/07/2019,
ora 16:38