E ofendoi nga Tropoja, Mediu i përgjigjet Ramës
“Imagjinoni të jesh Fatmir Mediu çfarë sikleti është se nuk të llogarit njeri fare. Ti del dhe flet dhe të gjithë thonë ti akoma, çfarë bën ky”.

Këto ishin disa nga akuzat që Rama ia drejtoi kreut të Partisë Republikane nga fushata elektorale në Tropojë, e mbi të cilat ka reaguar vetë Fatmir Mediu.

Kreu i PR-së është shprehur se në mënyrë që të të ofendojë kryeministri, medoemos duhet të jesh në rreshtin e bandave apo rrjetit të tij të maskarallëkut. Mediu evokon në reagimin e tij Dritëro Agollin, duke thënë se nëse ai do të ishte gjallë do t’I kish thënë dy fjalë për kreun e qeverisë.

Mediu: Rama, ky i marrë që merr në gojë gjithë Shqipërinë më paska qarë hallin se kush merret me Fatmir Mediun.Të mos shajë Rama me “diarenë” e tij të përditshme, duhet të jesh në rreshtin e bandave apo rrjetit të tij të maskarallikut. Unë merrem dhe bashkohem me ata shqiptarë që bënë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s dhe duan që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE, ku shqiptarët me votë të lirë dhe jo bandat e krimit dhe korrupsionit nën urdhrat dhe komandën e Ramës vendosin kë të shesin e të blejnë, dhe e kanë kthyer parlamentin dhe politikën në pazar të gjësë se gjallë.

Po përsëris edhe njëherë, nëse Dritëroi do ishte gjallë do ndryshonte poezinë e tij dhe do thoshte. “Ne vendin tim në vendin tënd, Rama i çmendur të gjithë po i çmend”.
Shtuar më 25/06/2019, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori