E nxorrën "bllof" shenjat e gishtave, si doli zbuluar dentisti Rraja
Redjan Rraja, 34 vjec, kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja është arrestuar nga policia si i dyshuar për ngjarjen ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku dhe Landi Muharremi.

Ai mësohet se është identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerët.

Mësohet se Redjan Rraja të ketë patur rolin e ekzekutorit në atentatin me tre të plagosur ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Po sipas të njëjtave burime, gjurmët e gjetura në makinën tip benz kanë patur përputhshmëri me shenjat e gishtave të Redjan Rrajas, i cili rezulton i skeduar nga policia për precedentë të mëparëshëm penale.

Redjan Rraja u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria, pasi ai ndan jetën mes vendlindjes dhe Kanadasë. Mësohet se i riu është stomatolog dhe ka qenë i dënuar per prishje provash lidhur me ngjarjen në ish Bllok ku mbeti i vrare Elton Cico.


Shtuar më 05/11/2019, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori