E murosën për së gjalli, kush ishte shqiptari i vrarë barbarisht në Milano
Pëlqej
Policia italiane ka zbuluar një krim makabër pak ditë më parë ku një person është gjetur i murosur në provincën e Senagos në Milano të Italisë.

Sipas mediave italianë viktima kishte humbur jetën rreth 5 vite më parë dhe ishte shqiptar.

Është mësuar se trupi i përket Astrit Lamajt, i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori