Ora shënonte 1.20 kur
patrulla e përgjithshme e Elbasanit konstatoi në mes të rrugës një të moshuar, e cila nuk kishte se ku të
shkonte.
Siç raporton për abcneës.al gazetari Aldo Kozarja, pas konstatimit, dy efektivë policie, një grua dhe një burrë iu afruan asaj për të kuptuar rrethanat e qendrimit jashtë në atë orë të natës duke marrë përgjigjen se asnjë autobus apo furgon nuk e kishte marrë për ta
dërguar në
shtëpi.
Në këto kushte, policia vuri në dispozicon furgonin e patrullës për ta
dërguar të moshuarën në
shtëpi, e cila endej rrugëve të qytetit pa ditur se ku të
shkonte dhe për më tepër, në mungesë të një mjeti transporti.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 10:32